I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku pritet të dëshmojë për disa vrasje.
Konkretisht mësohet se Dumani do dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës. Këta persona akuzohen për vrasjen e Viktor dhe Bermir Haxhia, si edhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.
Kujtojmë që më parë, i penduari tjetër i drejtësisë, Klevis Alla dëshmoi në lidhje me vrasjes e vëllezërve Haxhia, ku u shpreh se vrasjen e kreu Dumani me një person, ndërsa ai ka qenë vetëm shofer.
Kujtojmë se për këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati.
Dumani tronditi me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke sjellë furtunë arrestimesh.
Sipas gazetares Klodiana Lala, dëshmia e Allës ka përplasje me rrëfimet e Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale si vrasës me pagesë.