Një person ka mbetur i plagosur në Tapizë të Krujës, në rrethana ende të paqarta sipas policisë.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 5 persona për ngjarjen ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth  ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit