Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe.

Thirrje të ngjashme janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.