Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë veprimtarinë deri më 9 nëntor. Ky vendim ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga covid-19.
Ndërkohë në vendimin e marrë nga Gjykata thuhet se përkatësisht, janë pezulluar gjykimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për datat 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent.
Ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar numra rekord infektimesh me Covid-19.





