Janë të shumtë bizneset që ngrenë shqetësimin se po përballen me refuzimin nga AKSHI për rinovimin e certifikatës së fiskalizmit, për rastet kur nuk është shënuar në mandatin bankar NIPT-i i subjektit.
Sipas bizneseve, refuzimi që bën AKSHI detyron subjektet të ripaguajnë edhe njëherë tarifën për certifikatën e fiskalizimit, vetëm, sepse nuk kanë shkruar NIPT-in.
Rastet e refuzimit të rinovimit të certifikatës së fiskalizimit (afati i vlefshmërisë është 1 vjeçar) po hasen nga bizneset edhe kur gjithë aplikimi kryhet nga e-Albania e subjektit dhe transferta e pagesës është kryer nga llogaria e tyre bankare.
AKSHI sqaroi për Monitor se arsyeja pse kërkohet që të citohet përfituesi në mandat është sepse shumë subjekte në rastet kur mandati citon vetëm paguesin, dhe jo përfituesin, mund të abuzojnë duke e përdorur të njëjtin mandate pagese për disa aplikime radhazi. Raste këto të evidentuara disa herë nga kontabilistët, të cilët mbajnë nga 10 ose më shumë subjekte.
Sipas AKSHI-t subjekti nuk ka pse ripaguan në rast gabimesh në aplikim, po mjafton që mbi mandat pagese të shënojë të dhënat e përfituesit e ta riskanojë, në mënyrë që ajo mandat pagese të mos përdoret më.
“Në çdo rast vendosjeje gabim të numrit të licencës, institucionit lëshues apo licencës joekzistente apo të parinovuar, nuk do të ketë rimbursim të tarifës së paguar, por aplikuesi mund të kryejë korrigjimet përkatëse të përfituesit mbi mandatpagesën dhe mund ta vijojë procedurën duke riaplikuar sërish me mandapagesën e korrigjuar.
Mandat pagesa duhet të përmbajë vetëm emrin dhe mbiemrin e aplikantit dhe jo të biznesit që përfaqëson.
Arsyeja pse kërkohet që të citohet përfituesi në mandat është sepse shumë subjekte në rastet kur mandati citon vetëm paguesin, dhe jo përfituesin, mund të abuzojnë duke e përdorur të njëjtin mandate pagese për disa aplikime radhazi. Raste këto të evidentuara disa herë nga kontabilistët, të cilët mbajnë nga 10 ose më shumë subjekte.
Në raste gabimesh AKSHI thjesht ribën punën e tij, për të dytën herë pra Trajton-Refuzon e më pas Ritrajton-Miraton. AKSHI nuk e detyron subjektin të ripaguajë, por e fton atë të lexojnë përshkrimin e shërbimit, praktikën që ndiqet në çdo vend të botës.
Pra subjekti nuk ka pse ripaguan në rast gabimesh në aplikim, po mjafton që mbi mandat pagese të shënojë të dhënat e përfituesit e ta riskanojë, në mënyrë që ajo mandat pagese të mos përdoret më.
Vetëm në rastet kur subjektet zgjedhin të ripaguajnë, atëherë AKSH-i bën rimbursim.
“Për të sqaruar edhe më mirë publikun sqarojmë se AKSHI e bën lëshimin e certifikatës nëpërmjet mandateve, vetëm me qëllim për t’i ardhur në ndihmë subjektit, për t’ja lehtësuar e përshpejtuar këtë proces. Sepse nëse do të pritej konfirmimi/rikonslidimi i Thesarit, subjekti duhet të priste pothuajse një javë, që të përmbyllej ky shërbim”, citohet në sqarimin e AKSHI-it.
Por edhe në rastet e riskanimit të mandatit duke vendosur të dhënat NIPT, bizneset pohojnë se po përballen me pritje të rinovimit, afat pritje që zgjat mesatarisht 15 deri 20 ditë dhe më pas rezulton sërish i refuzuar.
Shqetësuese për bizneset mbeten edhe vonesat në afatin e rinovimit të certifikatës së fiskalizimit që arrijnë 15 deri në 20 ditë. Problem është edhe mosfunksionimi prej rreth 2 muajsh i modulit për pagesë me kartë nuk punon i cili mundësonte konfirmim pagese direkt dhe dërgimi më i shpejtë i certifikatës.
Por AKSHI ka sqaruar se riaplikimi është refuzuar vetëm në rastet kur subjekti aplikues dërgon të skanuar të njëjtin mandat pagese.
Për t’i ardhur në ndihmë çdokujt që ka ende pikëpyetje për procesin apo ka ndonjë vështirësi në aplikimin për t’u ripajisur me certifikatën e fiskalizimit, AKSHI liston disa hapa e këshilla, që duhet t’i keni parasysh para se të nisni aplikimin për biznesit tuaj.
Fillimisht, sigurohuni që të vendosni të dhëna të plota dhe të sakta në aplikimin tuaj sipas shpjegimeve në linkun si më poshtë:
“Një tjetër këshillë e rëndësishme do të ishte moslënia e aplikimit në ditën e fundit të vlefshmërisë së nënshkrimin tuaj elektronik, por procedurën online ta kryenit disa ditë më parë.
Kjo, jo vetëm do të evitonte ndonjë vonesë të pakëndshme, në rastin e parregullsive në aplikim, por do t’u jepte bizneseve një komoditet në shumë në fokusin e tyre në punën e përditshme dhe jo procedurave të tjera të panevojshme”, sqaron AKSHI. /MONITOR