Rritje të frikshme të personave të infektuar me Covid-19 janë regjistruar në Itali. Në 24 orët e fundit bëhet me dije se janë shënuar 28,244 raste të reja (dje ishin 22,253).

Rritja e viktimave është më e theksuar, ka 353 në 24 orë (dje 233), shifër kjo e lartë sa në fillim të muajit maj.

Një total prej 302,275 njerëz u shëruan nga koronavirusi në Itali (+6,258 që nga dje), ndërsa ata aktualisht pozitivë janë 418,142 (+ 21,630).

Këto janë të dhënat e siguruara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat mund të konsultohen në faqen e internetit të Mbrojtjes Civile.