Persona të armatosur kanë grabitur nën kërcënimin e armëve, një bankë në Milano të Italisë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Piazza Ascoli, ndërsa sipas mediave italiane autorët u futën përmes një vrime, të hapur nga një pallat ngjitur me bankën.

Ata i drejtuan armën punonjësve të bankës, duke i kërcënuar në mënyrë që t’i dorëzonin paratë.

Në grabitje u përfshinë gjashtë persona, të cilët mundën të merrnin vetëm paratë e kutisë së sigurisë, pasi kasaforta ka një kodë hapje me kohë.

Për t’u larguar, ata hodhën tymuese për të krijuar shpërqendrim dhe më pas u futën në kanalizimet e ujërave të zeza dhe u arratisën.