Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamzë, Tiranë, ku një 6-vjeçare ka rënë nga kati i i dytë i banesës.

E mitura është dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.