Të paktën tre persona mendohet të jenë vrarë me disa të tjerë të plagosur në një sulm të dyshuar me armë dhe në një sulm kamikaz pranë një sinagogë në Vjenë.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar për kapjen e personit të armatosur, sipas raporteve lokale, ndërsa një bashkëpunëtor i tij mendohet të ketë “hedhur në erë veten”.
“Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet” tha policia.
Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u regjistruan pak pas orës 8 të mbrëmjes. Operacioni policor po zhvillohet në qendër të Vjenës, afër lumit Danub.
Policia e Vjenës gjithashtu shkroi në Twitter se rrethanat e sakta të incidentit ishin ende duke u përcaktuar.