Italia publikon shifrat më të fundit sa i përket infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22.253 raste të reja, ndërsa 233 qytetarë kanë humbur jetën.

Ajo që bie në sy është rënia e numrit të tamponëve. Në 24 orët e fundit janë kryer vetëm 135 mijë të tillë, thuajse 50 mijë më pak se një ditë më parë.

Të shtruar në terapi intensive dhe në luftë me vdekjen janë 2022 pacientë (një ditë më parë ishin 1.939), njofton Ministria italiane e Shëndetësisë.

Rajoni më i prekur vijon të jetë sërish Lombardia me 5278 raste ditore (dje 8607), ndërsa pas saj renditen: Campania 2.861 (dje 3.860), Toscana 2.009 (dje 2.379), Piemonte 2.003 (dje 2.024), Lazio 1.859 (dje 2.351), Emilia Romagna 1.652 (dje 1.758), Veneto 1.544 (dje 2.300).

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve shkon në 731,588, ndërsa ai i viktimave në 39,059.