Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Gjatë fjalës në Kuvend, Kurti ka zbuluar detaje nga takimi, ndërsa ka bërë me dije se ka njoftuar ambasadorët se rrëmbimi i tre efektivëve të policisë ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri tha se ka kërkuar nga QUINT-i lirimin e tyre dhe reagim nga ana e ndërkombëtarëve.

“Dje është shkelur pika 4, e datës 9 qershor, 1999. KFOR-i pra nuk do të duhej të ishte i heshtur e as përulur ndaj sulmit rrëmbyes që kishte edhe mandat të parandalonte. Nëse e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur që dihet me ligj, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, e do ta mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur të përmbushte efektivisht”, tha Kurti.