Alma K., vajza e cila një ditë më parë u shfaq në momente intime me ish-kryebashkiakun kuksian Safet Gjici ka folur për mediet.

Ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Për Ora News, Alma K. ka  treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime për ta shantazhur Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetusve të policiseë apo SPAK, Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juriste e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Sakaq, Alma K. nuk kishte komente as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptohet se video ishte publikuar nga një person i tretë.