Familkarët dhurojnë organet e zjarrfikësit italian që u vra nga një shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se kjo ka qenë dëshira e të ndjerit Giuseppe Tucci para se të vdiste.
Sipas mediave italiane, zemra mbërriti në spitalin e Bolonjës, ndërsa mushkëritë e veshkat në spitalin Cesana, ndërsa mëlçia dhe kornea, janë depozituar në bankën e kornesë. Transplantet u zhvilluan në Rimini përpara se trupi i Tuccit të transferohej në dhomën e morgut të spitaleve të bashkuara të Foggia-s.
Italiani u vra nga shqiptari 28-vjeçar Klajdi Mjeshtri në Rimini fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë. Shqiptari është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje, teksa konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.





