Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me video-skandalin seksual në Bashkinë e Kukësit, ku protagonistë janë Safet Gjici dhe Alma K.
Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ka biseduar me Alma K., dhe ka mësuar se ajo është shumë e frikësuar.
Sipas tij, sot Alma K., duhet marrë në mbrojtje, pasi asaj dhe familjarëve i rrezikohet jeta.
Sipas tij edhe Nuredin Dumani është një vrasës, por ai tashmë është i penduar dhe është marrë në mbrojtje nga policia, pasi po zbërthen kime.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Unë kam folur para se të vija këtu. Ajo është e friksuar për pjesën që nuk është e mbrojtur.
Rakipi: Ajo është e trembur?
Rakipi: Ajo ankohej se është pjesë e grupeve kriminale. Kjo është si puna e të penduarve. Edhe Nuredin Dumani është vrasës mo, por sot po na mëson si bëhen vrasjet. Kjo vajza sot na dha imazhin se çfarë ndodh në zyrat e shtetit, kjo duhet mbrojtur urgjentisht. Nëse i ndodh gjë kësaj duhet mbrojtje urgjente.





