Asgjësohen në Mirditë 1664 fidanë kanabisi, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Bashkim Hasani dhe Indrit Cara.
Droga u zbulua në një zonë të thellë malore të fshatit Xhuxhë.
Gjithashtu, në Lezhë, nga veprimet e thelluara hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kultivimit të 233 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në malin e Shëngjinit dhe të asgjësuara më 31 maj 2023. Në kuadër të megaoperacionit “Imazhi” u arrestua Alfred Kola.





