Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në urgjencën e Spitalit numër 5 në Tiranë, ku mjekët janë dhunuar.

Personi i identifikuar si Martin Sterkaj ka dhunuar personelin e uniformave të bardha, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është në ndjekje të autorit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e dhunës së ushtruar ndaj tij.