Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar pak minuta më parë në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”.
Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për shtetasin Toni Ramaj, 33 vjeç. Ky i fundit u qëllua me armë në këmbë sapo ka dalë nga banesa nga një person i paidentifikuar.
Gjithashtu bëhet me dije se autori pasi ka qëlluar të riun, është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, të cilët kanë rrethuar zonën me perimetrin e sigurisë.





