Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë.

Për pasojë ka humbur jetën 79-vjeçari N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll.

Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.