Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar këtë të enjte 25 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Konflikti nisi pas dyshimeve se një person po shpërndante para për përfitimin e votave. Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës së Partisë Demokratike pjesë e së cilës ishte edhe Paplekaj.





