Karabinierët në Kalabri gjatë një operacioni antidrogë kanë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis sativa të kultivuar në zonën malore të Lattari, Itali.

Sipas medieve italiane janë asgjësuar gati 2500 rrënjë kanabis, pjesa më e madhe e tyre në proces tharje. Si pasojë e operacionit janë arrestuar 6 persona ku mes tyre mendohet se janë dhe pronarët e plantacioneve, të cilët dyshohen se janë me origjinë nga Shqipëria.

Policia ka bërë me dije se plantacionet e kanabisit ishin në sera të përshtatura për kultivimin dhe marrjen e prodhimit në një kohë të shpejtë.