Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatitë Gurishtë.

Drejuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës tip “Benz” dhe është përplasur me bordurën.

Mësohet se në makinë në momentin e ngjarjes ka qenë shoferi dhe një pasagjer. Ata janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të aksidenti.