Për thonjtë e kësaj vere, ka dy stile kryesore që bien në sy dhe në rrjetet sociale: minimale në nuanca të buta dhe ato si “bum ngjyrash”.
Cilido qoftë stili juaj, ka pafund alternativa për të provuar në muajt e ardhshëm. Disa janë më të përpunuara dhe kërkojnë ndihmën e një artisti profesionist të thonjve, ndërsa të tjerat janë më të thjeshta dhe mund t’i bëni lehtësisht vetë në shtëpi.
Tendenca e këtij viti janë thonjtë me gjatësi mesatare dhe në formë bajameje.
Më poshtë ju përcjellim disa modele dhe ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet më mirë stilit tuaj!