Një apartament në Pazarin e Gjirokastrës është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një problematike në linjën e energjisë elektrike, ka marrë fillimisht flakë kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vendosur nën kontroll flakët.