Një 29-vjeçare nga Tirana është larguar nga banesa e saj. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se në komisariatin e Policisë Nr.4, është paraqitur nëna e vajzës ku ka kallëzuar se e  bija i është larguar nga shtëpia.

Menjëherë efektivët  janë vënë në lëvizje dhe po punojnë për gjetjen e shtetases I.SH, 29 vjeçe.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njofitmin e Policisë. b