Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasjeje, arrestohet Albi Biçaku.
Më 21 shkurt, 27-vjeçari Biçaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj.
Ai plagosi në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq.
Biçaku synonte të qëllonte 37-vjeçarin Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte pasur konflikt më herët.
Albi në qytetin e Librazhdit njihet si djali problematik i doktorit, pasi babai i tij është mjek prej kohësh në disa fshatra të Librazhdit.
Në zgjedhjet e fundit, babai i tij u zgjodh këshilltar në Bashkinë e Librazhdit nën siglën e partisë Social Demokrate të Tom Doshit.
Menjëherë pas ngjarjes autori u largua me makinë dhe prej shkurtit rezulton person në kërkim.
Ndërkohë në kuadër të operacionit të sotëm të koduar “Rrjeti”, policia goditi 4 grupe kriminale që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.





