Një aksident ka ndodhur në aksin Borsh-Sarandë, ku një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi G. C., 50 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.





