Është vetëdorëzuar në Polici autori i vrasjes së 50 vjeçarit shqiptar, ditën e djeshme në Greqi. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri dje teksa ndodhej brenda makinës së tij, pranë një pike karburanti në zonën e Analipsir, Selanik.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili është vetëdorëzuar, i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos, raporton Protothema. Autori kishte debatuar me viktimën edhe dy herë të tjera, me të cilin thuhej se kishte njohje prej kohësh.
Sipas asaj që shkruajnë mediet greke, shkak për konfliktin mes tyre është një borxh, që nuk dihet nese ia kishte marrë viktima autorit apo anasjelltas.





