Një prej personave më të famshëm në Instagram, milioneri Gianluca Vacchi dhe e dashura e tij Sharon Fonseca 25 vjeçare, janë bërë prindër të një vajze.

‘Playboy’ italian, 53 vjeçar publikoi lajmin e ardhjes së vogëlushes në Instagram, ku zbuloi emrin e veçantë.

Çifti e kanë quajtur të voglën e tyre me emrin Blu Jerusalema Vacchi.

“Ajo është me ne … Sharon dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema Vacchi. Falë Zotit, ajo është e shëndetshme dhe ne thjesht po e duam më shumë se jetën tonë. Gianluca & Sharon.”