Dy makina janë përplasur me murin e një banese në Tale të Lezhës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 3 persona të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sipas banorëve ky aks rrugor është problematik.

Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në zonë, banorët kanë bërë kërkesë pranë komunës përkatëse, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.