Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të Covid-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve.

POSTIMI I MINISTRES

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!