Një makinë është përfshirë nga flakët në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Dyshohet si pasojë e një defekti të bombulës së gazit. Nuk ka të lënduar, por vetë dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë dhe është djegur, dyshohet si pasojë e një defekti të bombulës së gazit, automjeti (gaz-benzinë) me drejtues shtetasin F. N.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





