Një 50-vjeçar ka rënë në prangat  e policisë së Sarandës, pasi i ka vjedhur celularin një turisteje në hotelin ku kjo e fundit po qëndronte.

Policia bën me dije se i arrestuari i identifikuar si Leonard Hajdhushi alias Leonard Rakipi, ka rezultuar person me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.

Njioftimi i policisë

Sarandë/Angazhim intensiv për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve.

Policia identifikon dhe vë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.