Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shën Vasil në Sarandë, ku një fuoristradë e një agjencie turistike është përmbysur në rrugë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, si dhe kanë mbetur të plagosur tre turistë të huaj.

Viktimë ka mbetur një i ri me inicialet R.B., nga Saranda.

Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.