Një 52-vjeçar nga Kamza, ka ndërruar jetë në plazhin e Tales në Lezhë.
Ai, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.
Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.





