Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Resulaj të njësisë administrave Selenicë në Vlorë, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Çifti i bashkëshortëve Eqerem dhe Mynyre Zykaj, kanë qenë duke punuar në bahçe në momentin që kanë rënë kontakt me energjinë elektrike.
Ata kanë humbur jetën menjëherë.
Ndërkohë që forcat e policisë dhe ambulanca kanë shkuar drejt vendngjarjes.





