Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 31-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 609 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 31-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.