Shpërthen në flakë fabrika e lëngjeve në Libohovë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një shkëndijë zjarri është bërë shkak për flakët.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Libohovës, Gjirokastrës e Dropullit të të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.