Teksa sot pritet të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal në kuadër të një megaoperacionit “Metamorfoza”, mësohet se seanca është ndërprerë, pasi avokatët kanë kërkuar 2 orë kohë për të lexuar dosjen voluminoze prej 126 faqesh.

Kujtojmë se pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.

Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali.

Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.