Krim në familje në Maliq. Burri ka vrarë gruan dhe më pas e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zembëlak. Pas vrasjes, burri është zhdukur në drejtim të paditur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.
Paraprakisht mësohet se çifti ka qenë në proces divorci dhe xhelozia besohet se ka qenë shkaku i krimit.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergj Mullalli.
Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’.





