Publikohet foto e Gjergj Mullalli i dyshuar si vrasës i bashkëshortes Luiza Mullali, 46-vjeçe.
Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Zembëlak në Maliq të Korçë. Sikur të mos mjaftonte vrasja, burri e hodhi kufomën në një gropë septike.
Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.
Gjergji punonte në ndërtim, ndërsa Luiza në një rrobaqepësi në Korçë.
Ata janë prindër të tre fëmijëve. Dy vajza të martuara që aktualisht ndodhen jashtë vendit dhe djali 20 vjeç.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli, 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergj Mullalli.
Nga ana e policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.





