Gruaja që shihni në foto është 46-vjeçarja Luiza Mullolli, e cila mbrëmjen e djeshme u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Gjergji.
Ky i fundit ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj gruas së tij. Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.
Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike, pranë banesës.





