Një 45-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Beratit.

Bëhet me dije se i plagosuri është Xhuljano Goga, 45 vjeç, banues në lagjen “Uznovë” të qytetit.

Gjithashtu mësohet se ai ka shkuar vetëm drejt spitalit, me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Pritet që pas operacionit ai do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.