Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës. Të riut iu gjet një pistoletë dhe municion luftarak me vete.

U arrestua në flagrancë shtetasi G. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, njoftoi policia.

Operacioni për kapjen e të riut u quajt “Klienti”. Policia thotë se kishte informacione në rrugë operative për të se ai ndodhej në një lokal i armatosur. Kur kanë shkuar, kanë gjetur edhe 36-vjeçarin që kishte armë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.