Një shqiptar 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e 5 gushtit në Livorno të Italisë si pasojë e një aksidenti tragjik.
Francesco Zhuta, ishte duke ecur me motomjet kur është përplasur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur edhe me një pemë.
34-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë, pavarësisht ndërhyrjes së urgjencës.
Drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar është ndaluar nga policia ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.