Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dalin detaje rreth ceremonisë së tyre të martesës që do mbahet vitin e ardhshëm.
Sipas The Sun, ai dëshiron që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali. Raportohet se në resorti luksoz ku Brooklyn do që të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë paund.
“Borgo Egnazia” është resorti ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012. Mediat shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.
Brooklyn Beckham njoftoi fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.





