Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka përcjellë ditën e sotme një mesazh për të gjithë qytetarët përmes Prof. Silva Bala.
Mjekja Bala thotë se të gjithë duhet ta mbajnë masën mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke theksuar se neglizhenca më e vogël kushton jetë.
Ajo kujton se sa të herë të dilni nga shtëpia të mos harroni maskën si sendin më të domosdoshëm.
“Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për të vajtur për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj. Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm”, thotë Bala.