Aksident tragjik në Durrës me pasojë vdekjen e një të riu. 

Policia njofton se rreth orës 02:07 të natës, në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Golf”, kur ka humbur kontrrollin e automjetit.

Si pasojë ai është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.