Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuarit nga infeksioni i koronavirusit, të ndjekur nga ata të grupit AB, të cilët sëmuren më rëndë. Ndërsa subjektet e grupit 0 do të ishin më pak të prekshëm nga Covid-19.
Këto përfundime u arritën nga analizat e kryera në të dy anët e Atlantikut nga ekipe të ndryshme shkencëtarësh që kanë studiuar popullata të ndryshme. Rezultatet mbi lidhjen midis llojeve të ndryshme të gjakut dhe rreziqet e kontraktimit të SARS-Cov-2 janë botuar në revistën e specializuar Blood Advances.
Teoria, e cila qarkullon prej disa muajsh, bazuar në studime të ndryshme të vogla, duket se forcohet: grupi i gjakut do të ndikonte jo vetëm në nivelin e rrezikut të kontraktimit të Covid-19, por edhe në probabilitetin e zhvillimit të infeksionit pak ose shumë të rëndë.
Të dhënat. Studimi i parë, i kryer në Danimarkë në 7,422 qytetarë që rezultuan pozitivë për koronavirusin, vëzhgoi njerëz më pak të infektuar midis njerëzve të grupit 0 dhe më shumë midis atyre që i përkasin kategorisë së gjakut A.
Në veçanti, 38.4% e pacientëve ishin të grupit të gjakut 0 (të cilit i përkasin 41.7% e popullsisë daneze).
44.4% e të infektuarve janë nga grupi A, që përfaqëson 42.4% në popullatën globale.
Studimi i dytë vjen nga Kanadaja, ku studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Vancouver punuan në të dhënat e më pak se 100 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19.
Nga pacientët në grupin A ose AB, 84% kishin nevojë për një aparat respirator. Krahasuar me 61% të atyre që ishin të grupeve të gjakut O ose B. Llojet A ose AB gjithashtu qëndruan më gjatë në njësitë e kujdesit intensiv – një mesatare prej 13.5 ditësh – sesa pacientët e llojeve 0 ose B, të cilët ishin rreth 9 ditë.
Sipas autorit të sondazhit Kanadez, Mypinder Sekhon, “lidhja midis grupeve të gjakut dhe rreziqeve të paraqitura nga infeksioni Sars-Cov-2 nuk ka të njëjtën rëndësi si ajo e pranisë së sëmundjeve para-ekzistuese”.
“Si mjek, unë ende mbaj mend tensionet e gjakut të pacientëve të mi”. Gjetje të ngjashme dolën nga hulumtimi i botuar në Qershor në New England Journal of Medicine, i cili vëzhgoi një rrezik 45% më të lartë për t’u sëmurur nga Covid mes atyre që i përkisnin grupit A. Studimi analizoi 1,900 pacientë të sëmurë rëndë në Itali dhe Spanjë.