Gjendja shëndetësore e grave greviste është rënduar në ditën e 7 të saj.

Naftëtaret kanë shfaqur probleme me tensionin dhe kanë pasur të vjellura, ndërkohë që në fillim të “ngujimit” të tyre ato kanë pasur probleme edhe me stresin.

Dy prej naftëtareve janë shoqëruar në spital për të marrë kujdesin shëndetësor.

“Nuk ikim nga greva. Greva jonë nuk është një grevë shoë. Kërkojmë zgjidhje. Kërkojmë të na heqi lotët nga sytë”, kanë thënë për naftëtaret.

Dita e sotme shënon ditën e 24 të grevës. Në ditën e 16 të saj, burrat naftëtarë u zëvendësuan nga gratë kolege. Naftëtarët e Ballshit kërkojnë me ngulm rrogat e pa marra nga kompania që drejtonte rafinerinë.