Ulet numri i qytetarëve të gjobitur për mbajtjen e maskës. Policia e Shtetit njofton se në të gjithë vendin janë vendosur 522 gjoba nga 701 qytetarë të gjobitur ditën e djeshme.

Gjithashtu, uniformat blu informojnë se gjatë kontrolleve janë konstatuar qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në automjetet private dhe ato të transportit publik.

Më tej policia bën me dije se janë shoqëruar, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Prej javës së kaluar, vendosja e maskës është e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme.